Zbulohen 4 emrat “favorit” për drejtor të Policisë së Shtetit, ja kur vendos Rama…...

Edhe pse ka tre ditë që ka përfunduar gara për përzgjedhjen e Drejtorit të Policisë së Shtetit, ende nuk është bërë zyrtar emri i drejtorit të ri.

Ministri i Brendshem, Hoxha deklaroi se emri do të bëhej publik brenda kësaj jave dhe të premten do t’i propozohej zyrtarisht emri kryeministrit. Por për shkak të axhendës së kryeministrit jashtë vendit, ende emri nuk është dërguar zyrtarisht.

Zyrtarisht Ministria e Brendshme thotë për ‘News24’ se pritet që të hënën të bëhet zyrtar emri dhe t’i dërgohet nga ministri i Brendshëm, në tryezën e kryeministrit Rama. Kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit janë: Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena......

Previous Post Next Post