Rama ia “plas” në mes të SHBA: 5 vende të BE-së po mbajnë peng Kosovën, nuk…..

Gjatë fjalës së tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York, kryeministri Rama nuk harroi të përmendte Kosovën dhe situatën në rajon, e cila sipas tij është në momentin më të mirë.

Kreu i qeverisë përsëriti qëndrimin se republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe ftoi dhe 5 vendet anëtare të BE që të mos e mbajnë atë peng nga anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.

“Duhet të punojmë pareshtur në rajon, por edhe me aleatët që kthimi në të shkuarën të jetë i pamundur. Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm me një perspektivë europiane. Çdo paralele, mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Kosovës kanë qëllim të shpërqendrojnë opinionin ndërkombëtar. Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime të rreme, kjo edhe nga 5 vendet anëtare të BE që nuk e njohin”, tha Rama...

Previous Post Next Post