Kryeministri Edi Rama foli për skandalin te Onkologjikut.
Në podkastin “Flasim”, Rama u shpreh se mjeku për të punuar në privat duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim, duke shtuar se “s’mund të jetë ‘hajt se po nisem’.”
“Për shkak të mësimeve që nxorëm nga historitë e pagëlltishme të Onkologjikut, e kemi që thjesht mjeku që punon në publik mund të punojë në privat, por duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim. Nuk mund të jetë “hajt se po nisem”. Sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e rëndë e kodit të etikës. Edhe aparaturat krahasuar me vendet që janë në majat e botës, si Spanja, kemi mangësi. Aparaturat bazike i kemi, por duhen që bëjnë veprime më të specializuara. Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, pra ishte tregues që kemi nevojë të përmirësojmë sistemin, mënyrën e menaxhimit. Kemi mjekë shumë të mirë, nuk diskutohet“, tha Rama....!!